Ka përfunduar edhe çereku i dytë në ndeshjen Peja – Ylli.
Rezultati vazhdon të jetë në të mirë të vendasve 41 – 34, shkruan GazetaBlic.
Po zhvillohet një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që po luajnë maksimalisht për fitore.
Peja është e detyruar për fitore, sepse një fitore e Yllit do ta shpallte skuadrën nga Suhareka, si kampion të këtij viti.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në dy çerekët e tjerë.
/GazetaBlic/


