Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Granada – Barcelona.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Katalunasit nuk arritën të gjejnë golin e avantazhit deri më tash në këtë takim, edhe pse e kishin dominimin në posedim të topit.
Sulmuesi i Barcelonës, De Jong e dërgoi topin në portën e vendasve, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtëloje.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/


