Sporti

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen e barazhit mes Dinamos dhe Prishtinës së Re, ky është rezultati

05/26/2024 15:52
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së barazhit të Ligës së Parë mes Dinamos dhe Prishtinës së Re.

45 minutat e para i takuan Dinamos duke mbyllur pjesën e parë me avantazh prej 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në avantazh kaluan Dinamo me golin e Gërbeshit nga pika e bardhë në minutën e 22’të të takimit.

Vetëm pak minuta më pas në minutën e 29’të të takimit kapiteni, Kosumi arriti të gjente golin e barazimit për skuadrën e Prishtinës së Re.

Në minutat shtesë të kohës së rregullt, Tete u përkujdes që të rikthente avantazhin e skuadrës së tij.

Kujtojmë që fituesi i këtij takimi luan ndeshjen e barazhit me Feronikelin 74 për të përcaktuar skuadrën që do të jetë pjesëmarrëse në Superligën e Kosovës për edicionin e ri.

/GazetaBlic Sport/