Sporti

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Drita – Legia

08/29/2024 20:47
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Drita – Legia.

Rezultati pas 45 minutave është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra kosovare e kishte dominimin e topit, por që nuk arriti të ketë ndonjë rast të rrezikshëm para portës kundërshtare.

Legia e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2 me 0, andaj Drita është e imponuar që të realizojë së paku dy gola në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/