Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Europa League.
Villarreal është në avantazh pas 45′ minutave të parë ndaj Manchester United, me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Gerrard Moreno shënoi golin e vetëm në këtë pjesë të parë.
Manchester United e kishte dominimin e plotë në posedim të topit, por që Villarreal kishte më shumë tentime në drejtim të portës.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


