Sporti

Përfundon pjesa e parë: Kosova shkon në avantazh me avantazh minimal ndaj Qipros

10/15/2024 21:36
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0 ndaj Qipros.

“Dardanët” shkuan në pushim me avantazhin 1-0, falë golit të Amir Rrahmanit, i cili realizoi pas asistimit të Florent Muslijës, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjatë pjesës së parë, Kosova u detyrua të bënte një zëvendësim, pasi Rashica u lëndua, teksa në minutën e 15’të në vendin e tij hyri Muslija.

Kosova krejt në fund të pjesës së parë fitoi penallti, por që ajo u anulua nga gjyqtari, shkaku i pozicionit jashtë lojes.

/GazetaBlic Sport