Ka përfunduar pjesa e parë e finales Bashkimi – Trepça në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ekipi nga Mitrovica ka shkuar në pushim me avantazhin 32-37, shkruan GazetaBlic Sport.
Sammy Hunter i Trepçës ishte më i miri në parket në pjesën e parë me 9 pikë të shënuara.
Kujtojmë se seria e finaleve është 1-1, teksa kjo është ndeshja e tretë që po luhet.
/GazetaBlic Sport


