Sporti

Përfundon pjesa e parë: Interi dhe Torino, ende me porta të paprekura

09/10/2022 18:52
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Inter – Torino në kuadër të xhiros së gjashtë të Serie A.

Pas 45 minutave portat janë ende të paprekura, me të dyja ekipet që nuk e gjetën rrugën e rrjetës.

Interi ishte më insistues, mirëpo, përkundër kësaj, s’arritën ta zhbllokojnë rezultatin.

Pjesa e dytë pritet të vijë me ndryshime, sidomos për “Zikaltrit”, të cilët e kanë të domosdoshme fitoren, në mënyrë që të mos lëshojnë teren për skuadrat e kreut.