Brian Brobbey po zhvillon një pjesë të parë fantastike, duke shënuar dy gola në sfidën mes Holandës dhe Suedisë.
Pas 45 minutave të para, Holanda kryeson me rezultatin 2–0, falë efikasitetit të sulmuesit që ka ndëshkuar mbrojtjen suedeze në mënyrë të dyfishtë, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra holandeze ka kontrolluar ritmin e lojës dhe ka shfrytëzuar mirë rastet e krijuara, duke shkuar në pushim me një avantazh të merituar.
Suedia nga ana tjetër ka tentuar të reagojë, por ka hasur vështirësi për të thyer organizimin defensiv të “Tulipanëve” në pjesën e parë.
/GazetaBlic Sport/


