Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Zvicër – Kamerun.
Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kombëtarja e Zvicrës kishte vetëm një rast të mirë shënimi me Akanjin – goditja e të cilit shkoi fare pranë portës.
Në anën tjetër rastin më të mirë shënimi për Kamerunin e lëshoi Choupo Mouting.
Kjo është ndeshja e parë e grupit G të Kupës së Botës, Katar 2022.
/GazetaBlic Sport