Sporti

Përfundon pjesa e parë e takimit Liverpool – Manchester City

10/03/2021 18:18
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e super derbit anglez, Liverpool – Manchester City.

Pjesa e parë e derbit të xhiros së shtatë në Premierligë përfundoi pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Manchester Cityt kishte dominim gjatë shumicës së kohës, por nuk gjeti golin. Rastet më të mira për “Citizens” i lëshuan De Bruyne dhe Foden.

Ndërkohë, ‘Reds’ nuk kishin ndonjë rast të rrezikshëm shënimi në shtëpinë e tyre pas 45 minutave lojë.

/GazetaBlic Sport