Sporti

Përfundon pjesa e parë e takimit Kroaci – Spanjë

06/28/2021 18:48
nga:L J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Kroaci – Spanjë.

45 minutat e parë të këtij ballafaqimi kanë përfunduar me rezultatin e barabartë 1:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Kroacia mori avantazhin pas 20 minutave lojë, pas autogolit të Unai Simon.

Ndërkohë, Spanja kishte posedimin e topit dhe arriti golin e barazimit me anë të Pablo Sarabia në minutën e 48’të.

/GazetaBlic Sport