Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Kroacisë dhe Çekisë.
Pjesa e parë ishte kryesisht e qetë me një dominim të lehtë të Kombëtares çeke, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi, Patrick Schick nga pika e bardhë në minutën e 37’të të takimit.
Lovren ishte ai që e shkaktoi penalltinë duke e prekur topin me dorë pas një dueli ajror me sulmesin e Çekisë Patrick Schick.
Me këtë rezultat u përmbyll pjesa e parë e takimit, Kroaci – Çeki 0:1.
/GazetaBlic Sport/


