Sporti

Përfundon pjesa e parë e takimit BATE – Ballkani

08/31/2023 20:47
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit BATE – Ballkani.

Ekipi nga Bjellorusia, BATE Borisov është në avantazh në këtë ballafaqim me rezultatin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Artem Kontsevoj realizoi golin e parë në këtë ballafaqim, pas 30 minutave lojë – kur në fushë gaboi mbrojtësi Lorenc Trashi.

BATE ishte ekip më i rrezikshëm dhe tentoi në disa raste, por Enea Koliçi bëri disa pritje fantastike për ekipin kosovar.

Kujtojmë se rezultati i përgjithshëm është 2-4 dhe me këtë rezultat, Ballkani kualifikohet tutje.

/GazetaBlic Sport