Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Ballkani – Prishtina.
Pjesa e parë e duelit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra nga kryeqyeteti, FC Prishtina ka mbetur me 10 lojtarë pas vetëm gjysmë ore lojë në këtë ballafaqim, pasi sulmuesi, Gauthier Mankenda u ndëshkua me karton të kuq dhe u përjashtua nga dueli.
Astrit Thaqi dhe Armend Thaqi ishin lojtarët më kërkues në pjesën e parë, por mbrojtësit e Prishtinës nuk lejuan të thyhen, andaj tentimet e tyre nuk ishin edhe aq të rrezikshme.
/GazetaBlic Sport


