Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Real Madrid – Manchester City.
Pjesa e parë e ballafaqimit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0:0, me dy skuadrat që prodhuan një futboll të bukur, me një ritëm të lartë, përcjell GazetaBlic Sport.
Bernardo Silva dhe Phil Foden kishin dy mundësi fantastike për të shënuar, por në vend ishte portieri i Real Madridit, Thibaout Courtois.
Benzema ndërkohë kishte dy goditje, por nuk e qëlloi cakun.
Kujtojmë që rezultati i ndeshjes së parë ishte 4-3 në favor të Manchester Cityt. Fituesi i këtij dueli do të luajë me Liverpoolin me 28 maj në finalen e madhe.
/GazetaBlic Sport


