Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Ferizaj – Liria.
Pjesa e parë e ndeshjes së barazhit të Superligës ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Ferizajt kishte një dominim të lehtë – por pa rrezikuar diçka seriozisht portën e Hodajt.
Në anën tjetër, FC Liria u mundua më shumë me kundërsulme, por nuk rrezikoi, Kujtojmë se futbollisti, Prince u lëndua dhe u zëvendësua pas më pak se gjysmë ore lojë.
Fituesi i këtij dueli do luajë në Superligë – teksa humbësi në Ligën e Parë.
/GazetaBlic Sport


