Sporti

Përfundon pjesa e parë e super finales Prishtina – Trepça, atmosfera e zjarrtë

12/11/2022 18:04
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Trepçës.

Prishtina ka shkuar në pushim me epërsi solide prej 28-23, shkruan GazetaBlic Sport.

Shumë pak pikë janë realizuar në pjesën e parë, shkak i mbrojtjeve fantastike nga dy skuadrat.

Basketbollisti i Trepçës, Kendrick Brown ishte lojtari më i mirë në parket me 8 pikë të shënuara deri më tani.

/GazetaBlic Sport