Sporti

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes, Uells – Zvicër

06/12/2021 15:49
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Uellsit dhe Zvicrës.

Uellsi dhe Zvicra po përballen në kuadër të grupit A të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, shkruan GazetaBlic Sport.

Zvicëranët ishin më dominues në këtë pjesë të parë duke mbajtur posedimin e topit dhe duke rrezikuar kohë pas kohe portën e Danny ëard.

Rasti më i mirë për Zvicrën ishte në minutën e 20’të të takimit kur Schar kërcënoi pas harkimit të Shaqirit nga korneri.

Në anën tjetër Uellsi u përqëndrua në kundërsulme duke rrezikuar herë pas here Kombëtaren zvicërane.

Moore pati rastin më të mirë kur goditi me kokë në minutën e 13’të, megjithatë goditja e tij u ndal nga Sommer.

Me këtë rezultat u mbyllë pjesa e parë, Uells 0 – 0 Zvicër.

/GazetaBlic Sport/