Sporti

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes, Bogo/Glimt – Prishtina, ky është rezultati

08/12/2021 18:46
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Bodo/Glimt dhe Prishtinës.

Skuadra kosovare e mbylli pjesën e parë me disavantazh prej një goli, shkruan GazetaBlic Sport.

Bodo shënoi gol të hershëm ndaj Prishtinës në minutën e 18’të të takimit.

Botheim u gjet mirë në zonën e prishtinasëve pas harkimit të Vestlen duke arritur të mposht portierin Haxho pas goditjes me kokë.

Skuadra e Bodos pati edhe një tjetër rast të mirë shënimi, por nga penalltia Berg goditi shtyllën.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Bodo/Glimt 1 – 0 Prishtina.

Rezultati i përgjithshëm Bodo/Glimt – Prishtina 2:2.

Ja goli i realizuar në pjesën e parë të takimit.

/GazetaBlic Sport/