Sporti

Përfundon pjesa e parë e finales, Ylli në avantazh ndaj Trepçës

06/02/2022 21:21
nga:Lorik J

Skuadra e Yllit ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Trepçës në serinë e katërt të finales së Play Off në basketboll.

Ylli është duke fituar ndaj Trepçës në Minatori me rezultatin e ngushtë, 35-38.

Basketbollisti më i disponuar për lojë është padyshim Erjon Kastrati, i cili ka shënuar 13 pikë në 20 minutat e parë.

Kujtojmë se nëse Ylli fiton, atëherë do të shpallet kampion, kurse nëse humbet, do të luhet edhe ndeshja e pestë.

/GazetaBlic Sport/