Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës mes KB Prishtinës dhe KB Trepçës që po zhvillohet në “Mizahir Isma” në Rahovec.
Pjesa e parë e kësaj super përballje ka përfunduar me rezultatin 41-40 në favor të mitrovicasve, shkruan GazetaBlic Sport.
Brown i Trepçës ishte më i dalluari me 14 pikë – kurse Berisha tek Prishtina kishte 13 pikë.
Kujtojmë se në palestër janë të pranishëm dy tifozeritë, Plisat dhe Torcida që po krijojnë atmosferë impozante.
/GazetaBlic Sport


