Ka përfunduar pjesa e parë e finales KB Peja – KB Trepça.
Skuadra e Pejës ka shkuar në pushim me epërsi ndaj Trepçës me rezultatin 53-48, shkruan GazetaBlic Sport.
Çereku i parë përfundoi me avantazhin 30-26 për pejanët në ndeshjen që po luhet në “Karagaç”.
Alban Veseli ishte më efikasi tek Peja me 12 pikë, teksa tek Trepça ishte Hajrizi me 13 pikë.
/GazetaBlic Sport


