Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Conference League mes Larnes dhe Prishtinës.
45 minutat e parë të ballafaqimit u mbyllën me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra vendase kishte disa raste shënimi, por Ardit Nika ishte tejet stabil në portë, duke pritur goditjet e tyre.
Rastin më të mirë për Prishtinën e kishte Leo Kryeziu, i cili në minutën e 12’të ishte shumë afër golit me goditjen me kokë – por portieri kundërshtar bëri mrekulli me pritjen.
/GazetaBlic Sport


