Sporti

Përfundon pjesa e parë e derbit Gjilani-Prishtina, ky është rezultati

11/07/2021 14:19
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit kosovar Gjilani-Prishtina.

Skuadra e Zekrija Ramadanit, FC Prishtina ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi, Mendurim Hoti pas gjysmë ore lojë.

Gjilani kishte mundësi të mirë për të barazuar rezultatin shtatë minuta më pas, por goditja e Torrasas u ndal në shtyllë.

Ndërkohë, tek Prishtina rast të mirë shënimi kishte edhe Otto John, por nuk u tregua i saktë.

/GazetaBlic Sport