Sporti

Përfundon pjesa e parë: Drita po shkëlqen ndaj Breidablik

07/25/2024 22:05
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Breidablik – Drita.

Ekipi kosovar ka shkuar në pushim me dy gola epërsi, me rezultatin 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

“Intelektualët” e nisën në mënyrë perfekte, ku pas veç dy minutave gjetën golin me Arb Manaj.

E në minutën e 22’të, Drita e përktheu dominimin në lojë me golin e dytë – i cili u shënua nga Veton Tusha.

/GazetaBlic Sport