Sporti

Përfundon pjesa e parë, Ballkani shënon golin e parë evropian, i duhet shumë punë në pjesën e dytë

07/05/2022 20:49
nga:Mergim Rreci

Ka përfundura pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Zalgiris.

Rezultati pas 45 minutave është 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një pjesë e parë e dominuar nga skuadra kosovare, e cila gjeti rrugën e golit në minutën e 15-të. Ishte Nazmi Gripshi ai që shënoi gol të bukur nga një distancë e madhe.

Megjithatë, Buff barazoi shifrat 10 minuta më pas, me rezultatin që u vendos 1 me 1 pas 45 minutave.

Ballkani kishte edhe 3 raste shumë të mira para golit, por që mungoi konkretizimi.

/GazetaBlic Sport/