Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë.
Anglia dhe Kroacia kanë shkuar në pushim duke luajtur baraz pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Anglia ishte më kërkuese duke e dominuar lojën dhe kërcënuar herë pas here Kombëtaren nga Ballkani.
Rastin më të mirë për “Tre Luanët” e pati Phil Foden i cili goditi shtyllën në minutën e 5’të të takimit.
Edhe Sterling pati rast të mirë shënimi në minutën e 15’të pas asistimit të Mount por hezitoi të godas dhe u mundua të gjejë bashkëlojtarë në zonë duke e shpërdoruar rastin.
/GazetaBlic Sport/


