Takimi i zhvilluar të martën mbrëma ndërmjet drejtuesve të LDK-së e PDK-së për bashkëqeverishe në Prishtinë ka përfunduar pa rezultate.
Burime të Gazeta Blic kanë theksuar se nuk është arritur marrëveshja ndërmjet dy subjekteve politike.
Në takimin e zhvilluar para pak orësh ku nga LDK ishte Përparim Rama e Kujtim Shala, dhe nga PDK Uran Ismajli e Vlora Çitaku, nuk pati marrëveshje.
”Takimi ka përfunduar pa marrëveshje”, tha ky burim duke mos dhënë detaje.
Sipas këtij burimi, pritet që të ketë zhvillime në mëngjesin e së mërkurës.
”Nesër (e mërkurë) nuk i dihet”, tha ky burim.
Gazeta Blic gjatë ditës ka raportuar për disa nga kushtet që PDK i ka për Përparim Ramën.
Në vazhdim i gjeni edhe linqet:
Nata finale – Prishtina në prag të shkuarjes në zgjedhje të reja!
Prishtinës do t’ia shtohen edhe 3-4 drejtori, e konfirmon Përparim Rama