Sporti

Përfundon pa gola pjesa e parë në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Moldavisë

06/17/2023 21:33
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Moldavisë.

45 minutat e para nuk prodhuan gola pavarësisht rasteve të shumta, shkruan GazetaBlic Sport.

Kuqezinjtë patën dominimin total të lojës duke rrezikuar vazhdimisht portën e mysafirëve.

Cikalleshi kishte mundësinë më të mirë kur në minutën e 21’të të takimit rrezikoi me një goditje të fuqishme nga distanca duke goditur shtyllën.

/GazetaBlic Sport/