Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës.
45 minutat e para të këtij takimi nuk prodhuan gola në stadiumin “Fadil Vokrri“, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja ishte e balancuar dhe me pak raste shënimi.
Rasti që mund të veçohet ishte ai i Mevlan Zekës në minutën e 26’të të takimit, kur nga afërsia goditjen e tij e ndali mbrojtësi, Ramiz Bytyqi.
/GazetaBlic Sport/