Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Qipro – Kosovë.
Pjesa e parë e duelit të Ligës së Kombeve mes Qipros dhe Kosovës përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Një lojë shumë e zbehtë nga dy kombëtaret, që nuk prodhuan thuajse asgjë në fushë – pasi portierët nuk u lodhën shumë, asnjëri nuk kishte asnjë intervenim.
Valon Berisha kishte rastin e parë për shënim në pjesën e parë – i cili pas 25 minutave goditi, por gjuajtja e tij shkoi lartë portës.
Kurse, Zhegrova pak para fundit të pjesës së parë kishte një mundësi shumë të mirë – por goditja e tij u ndalua nga portieri kundërshtar.
Kujtojmë se dy mbrojtësit, Kryeziu e Kastrati u ndëshkuan me karton të verdhë në 45 minutat e parë.
Në përgjithësi, Qipro ishte skuadër më e rrezikshme se Kosova në këtë pjesë.
/GazetaBlic Sport


