Sporti

Përfundon pa gola pjesa e parë e duelit Kosovë – Turqi

03/31/2026 21:34
nga:L J

Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Kosovë – Turqi.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova kishte një rast të mirë shënimi, por goditja e Asllanit u ndal në traversë.

Ndërkohë, Turqia kishte një rast me Yildiz, por goditja e tij shkoi afër shtyllës së djathtë të Muric.

Kujtojmë se fituesi i duelit Kosovë – Turqi kualifikohet në Botërorin 2026.

/GazetaBlic Sport