Sporti

Përfundon pa gola pjesa e parë e derbit Tirana – Partizani, Bekaj fantastik me pritjet e tij

05/17/2023 19:21
nga:L J

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e derbit të madh shqiptar mes Tiranës e Partizanit që po luhet në “Air Albania”.

Pjesa e parë e derbit ka përfunduar pa gola 0:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Portieri kosovar i Tiranës, Visar Bekaj ishte kyç me pritjet e tij fantastike në 45 minutat e parë.

Bekaj priti goditjet e M’Ba dhe Da Silvas duke qenë vendimtar që rezultati të mbetet i barabartë.

Kujtojmë se Tirana ndodhet në vendin e parë me 59 pikë, teksa Partizani një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.

/GazetaBlic Sport