Sporti

Përfundon pa fitues derbi Gjilani-Prishtina

11/07/2021 15:25
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit ka barazuar ndaj Prishtinës në shtëpi me rezultatin 1-1.

Derbi i xhiros së 13’të të Superligës së Kosovës në futboll mes Gjilanit dhe Prishtinës nuk dha fitues, me skuadrat që morën nga një pikë, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina kaloi fillimisht në avantazh me golin e Mendurim Hotit në minutën e 30’të.

Në pjesën e dytë, Gjilani mbeti me 10 lojtarë, pasi Useini u ndëshkua me kartonin e kuq direkt pas ndërhyrjes në Otto John, por kjo s’i pengoi skuadrës së Ismet Munishit që të rrezikoj portën e Halimit.

Golin e barazimit për Gjilanin në këtë ndeshje e realizoi Progni nga penalltia. Deri në fund, Gjilani kishte disa raste shënimi, por Betim Halimi ishte fenomenal në portën e kampionëve aktual.

Prishtina në vendin e 6’të me 17 pikë – kurse Gjilani në vendin e dytë me 22 pikë.

/GazetaBlic Sport