Lajme

Përfundon numërimi në katër komuna

12/29/2025 23:04
nga:G B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë në katër komuna.

“Deri më tani (e hënë, 29 dhjetor, ora 22:00), është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 4 komunat: Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë”, njofton KQZ.