Lajme

Përfundon numërimi i votave në Podujevë, kjo është renditja e partive

02/11/2025 17:19
nga:Sh R

Janë numëruar edhe votat e fundit në Podujevë, duke e përmbyllur kështu këtë proces në këtë komunë.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, Vetëvendosja prin me 49.70 përqind, LDK’ja 29.60 përqind, PDK’ja 14.69 përqind, Koalicioni për Familje 3.08 dhe AAK’ja me 1.80.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, VV ka rënie për 11.25 përqind, LDK’ja rritje për 6.5 përqind.

Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.