Lajme

Përfundon numërimi i fletëvotimeve me postë, 3,086 të refuzuara

11/15/2025 20:11
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se sot është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve të ardhura me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë në 18 komuna të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në total kanë mbërritur 12,018 pako me fletëvotime. Nga këto, 8,932 janë aprovuar dhe janë marrë parasysh në rezultatin përfundimtar, ndërsa 3,086 janë refuzuar.

Komisioni sqaron se arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, e cila është konstatuar në 3,009 raste.