Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Ferizajt.
Burime pranë klubit e kanë konfirmuar për ‘GazetaBlic Sport‘ që Munishi nuk do të vazhdojë punën tek kjo skuadër.
Kjo erdhi pas humbjes së djeshme nga Vjosa, me skuadrën që kishte një start larg pritshmërive në krye me trajnerin Munishi.
Emri i trajnerit të ri do të zyrtarizohet më së largu deri të hënën.
/GazetaBlic Sport/