Sporti

Përfundon ndeshje, Ylli mposhtet nga Benfica dhe eliminohet nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve

09/21/2022 23:47
nga:L J

Skuadra e Yllit është mposhtur në Lisbonë ndaj Benficas, me ç’rast është eliminuar nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve në basketboll.

Kampionët e Kosovës u mposhtën nga kampionët e Portugalisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Benfica triumfoi në këtë sfidë me rezultatin 67-92.

Lojtarët më të dalluar tek skuadra kosovare ishin Henrik Sirko dhe Ahmed Basir, teksa tek Benfica Barroso dhe Douglas.

/GazetaBlic Sport