Ka përfunduar sfida në mes Manchester United dhe Everton.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që në fund u ‘kënaqen’ me nga një pikë të fituar.
Martial shënoi për epërsinë e Manchester United, kurse Townsend barazoi shifrat në 1 me 1.
Mina i Everton e çoi topin në rrjetë në fund të ndeshjes, por që goli i tij u anuluar për pozitë jashtë loje.
Ronaldo hyri në pjesën e dytë në këtë takim, por nuk arriti që të linte gjurmë.
/GazetaBlic Sport/


