Sporti

Përfundon ndeshja në mes Spanjës dhe Suedisë, nuk ka fitues

06/14/2021 22:57
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në mes Spanjës dhe Suedisë.

Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanja e kishte dominim e ndeshjes, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.

Alvaro Morata lëshoi rastin më të mirë për Spanjën, kurse Suedia kishte dy raste jashtëzakonisht të mira.

Së pari, sulmuesi Isak goditi shtyllën, kurse në pjesën e dytë, kapiteni Berg lëshoi mundësi të mrekullueshme duke dështuar para portës së boshatisur.

Pas këtij barazimi, Spanja dhe Suedia momentalisht ndajnë pozitën e dytë dhe tretë me nga një pikë, kurse Sllovakia është në vendin e parë me tri sosh.

/GazetaBlic Sport/