Malisheva është mposhtur në ndeshjen e parë ndaj Vikingur Reykjavik në garat evropiane.
Klubi i Bekim Isufit është mposhtur me rezultatin e ngushtë 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi sulmuesi anësor, Nikolaj Hanssen në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Malisheva tentoi në pjesën e dytë me disa gjysmë raste, por nuk ia doli të mposhte portierin kundështar Ingvar Jonsson.
Ndeshja e kthimit luhet në Islandë pas një jave.
/GazetaBlic Sport/


