KB Peja ka siguruar gjysmëfinalen e “Final8” në Kupën e Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur Sigal Prishtinën.
Skuadra e Pejës ka fituar ndaj Sigal Prishtinës në çerekfinale të ‘Final8″, që u luajt në Palestrën “Karagaçi” në Pejë, shkruan GazetaBlic Sport.
KB Peja fitoi ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 91-86.
Lojtari më i mirë në këtë përballje ishte pa asnjë dyshim Dardan Berisha i Pejës, i cili deklasoi Sigal Prishtinën me 34 pikë të realizuara.
KB Peja në gjysmëfinale do të përballet me KB Trepçën.
/GazetaBlic Sport


