Sport Club “Gjilani” gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Strugë të Maqedonisë së Veriut, aty ku edhe e ka zhvilluar një pjesë të fazës përgatitore.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishit sot ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’u përballur me Skënderbeun në një ndeshje kontrolluese.
“Kuqebardhët” e Gjilanit kanë triumfuar në këtë miqësore me rezultatin 1-3. Golat për skuadrën gjilanase i realizuan Fiton Hajdari dy here dhe një gol tjetër e realizoi Gerhard Progni.
Gjilani në këtë ballafaqim ka startuar me këtë 11-she: Koliçi, Sorsa, Veliu, Useini, Ismajli, Dabiqaj, Musolli, Kqiku, Kelmendi, Progni, Torassa.


