Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Ferizaj – Ballkani.
Pjesa e parë e duelit përfundoi me avantazhin 2-1 të ekipit të Ferizajt. Richards realizoi dy gola për ekipin vendas, teksa për Ballkanin shënoi Almir Kryeziu.
Përfundimi i pjesës së parë pati edhe një përleshje të lojtarëve, megjithatë gjithçka u qetësua nga gjyqtari dhe ishte thjesht momentale.
Në ndeshjet tjera, Gjilani po triumfon ndaj Prishtinës me rezultatin 1-0, teksa Llapi – Drita është ende pa gola.
/GazetaBlic Sport/


