Sporti

Përfundon me barazim super ndeshja në ‘Santiago Bernabeu’, gjithçka do të vendoset në Angli

05/09/2023 22:54
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në ‘Santiago Bernabeu’.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Real Madrid dhe Manchester Cityt ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Vincius Junior e shënoi një gol shumë të bukur në pjesën e parë, duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, Kevin De Bruyne ‘bombardoi’ portën madrilene, për ta barazuar rezultatin.

Ky ishte edhe epilogu përfundimtar i këtij takimi, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese në ‘Etihad Stadium’.

/GazetaBlic Sport/