Sporti

Përfundon me barazim ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit

11/30/2022 15:01
nga:Mergim Rreci

Trepça ’89 dhe Ballkani kanë barazuar në ndeshjen që u zhvillua sot.

Ky takim i takonte xhiros së tretë të Superligës, por u shty për shkak të angazhimeve që kishte kampioni i Kosovës në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 1 në ‘Riza Lushta’.

Oyeknami shënoi fillimisht për epërsinë e skuadrës vendase, kurse Ermal Krasniqi barazoi shifrat në fund të kësaj përballje.

/GazetaBlic Sport/