Sporti

Përfundon mbledhja e Serie A, ja çfarë u mor vendim

04/19/2021 19:56
nga:Lorik J

Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja e klubeve të Serie A, pas “tërmetit” të shkaktuar në lidhje me krijimin e Superligës Evropiane.

Milan, Inter dhe Juventus janë klubet që priten të marrin pjesë në këtë kompeticion, andaj Serie A ka mbajtur një mbledhje me klubet, për të parë se çfarë pasoja mund të ketë liga, pasi UEFA ka kërcënuar klubet pjesëmarrëse të Superligës Evropiane se do t’i largojë edhe nga ligat përkatëse, përcjell GazetaBlic Sport.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Milani, Interi dhe Juventusi do të luajnë në Serie A dhe Superkupën Evropiane.

“Takimi i klubeve të Serie A ka mbaruar. Juventus, AC Milan dhe Inter kanë njoftuar synimin e tyre për të qëndruar në kampionatin vendas, Serie A edhe pse tani janë pjesë e SuperLigës… UEFA do të luftojë për të ndaluar klubet e Superligës gjithashtu nga ligat vendase”, shkruan Romano.

/GazetaBlic Sport