Lajme

Përfundon manifestimi në Gazimestan, serbët shpërndahen të qetë

06/28/2022 14:36
nga:Astrit Gashi

Ka përfunduar manifestimi i serbëve në Gazimestan raporton KosovoOnline.

Ata janë shpërndarë të qetë pas shërbimit që u krye aty nga Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije.

Gjatë qëndrimit atje serbët kanë shpalosur flamujt e Serbisë dhe kanë kënduar këngë nacionaliste.

Policia e Kosovës ka qenë prezente për të siguruar mbarëvajtjen e organizimit, teksa disa serbë i ka kthyer mbrapsht pasi me vete mbanin simbole me mesazhe nacionaliste.